image Një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë mbetet pa rrymë

Sociale

Një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë mbetet pa rrymë

news image

Një pjesë e lagjes “Dardania” në Prishtinë ka mbetur pa rrymë, njofton Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike.

KEDS-i ka njoftuar se  dalja 10 kV – BL 1 që furnizohet nga nënstacioni Prishtina VI aktualisht është pa furnizim me energji elektrike si pasojë e një avarie të shfaqur në linjën nëntokësore.

Sipas njoftimit, kjo dalje furnizon një pjesë të lagjes Dardania.

Ekipet janë në terren duke punuar dhe po bëjnë çmos që në kohën më të shpejt të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/