image Një person vetëlëndohet duke e pastruar armën në Klinë

Siguri

Një person vetëlëndohet duke e pastruar armën në Klinë

news image

Një person është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës pasi që i njëjti është vetëlënduar me armë zjarri, rapoton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet viktima ka qenë duke e pastruar armën dhe nga pakujdesia është vetëlënduar.

Po ashtu, bëhet e ditur se arma i është konfiskuar kurse me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“VETË-LËNDIM AKSIDENTAL, Klinë 30.12.2020-07:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Pejës pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke pastruar armën ( pistoletë ) nga pakujdesia është vetë lënduar. Arma i është konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Sinjali/