Një person është ankuar në Polici se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Ferizaj.
Ndërkohë, rasti në Polici është cilësuar si “Sulm”.