Në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, një person ka sulmuar verbalisht dy zyrtarë policorë, mbrëmë në rrugën “Wesli Clark” në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për lëndime.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
Ndërkaq, rasti në polici është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”./GazetaSinjali/