Një qytetar është sulmuar me një mjet të mprehtë nga një person i paidentifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Për shkak të plagëve të marra, ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:30, në Prishtinë.
Ndërkaq, rasti në polici është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”./Gazeta Sinjali/