Policia ka arrestuar një person në Klinë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër me të cilën bashkëjeton , transmeton Gazeta Sinjali.
Viktimës ka pranuar trajtimin mjekësor, kurse i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti ka ndodhur dje në ora 19:15.
“Klinë 02.10.2020 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër te prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, sipas raportit 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/