image Një person në Prishtinë shkakton aksident duke i ikur Policisë

Kosovë

Një person në Prishtinë shkakton aksident duke i ikur Policisë

news image

Një person ka shkaktuar aksident trafiku në Prishtinë, pasi u iku zyrtarëve policorë duke mos respektuar urdhrat e tyre.

Siç njofton Policia, ai është arrestuar.

“Prishtinë 14.07.2020 – 21:35. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policer, me veturën e tij në ikje, ka shkaktuar aksident trafiku”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali