Mbrëmë një person ka vdejur në Pejë, rrugës për në spital.
Policia ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Pejë 16.04.2020 – 19:20. Raportohet se për deri sa me autoambulancë ishte duke u transportuar mashkullikosovar për në spitalin e Pejës, i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia është duke e hetuar këtë rast. /Gazeta Sinjali/