Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vëllezërit e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë.
Ndërkaq, rasti në Polici është cilësuar si “Dhunë në familje”./GazetaSinjali/