image Një person i infektuar me koronavirus është në gjendje kritike

Shëndetësi

Një person i infektuar me koronavirus është në gjendje kritike

news image

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 40 pacientë të infektuar me koronavirus.

27 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa 12 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Ndërsa, sot në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacientja 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit, e pranuar me 07.06.2020 e cila veç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. /Gazeta Sinjali/.