Një punëtor në Qendrën Integruese, Rehabilituese të të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime, ka raportuar sot rreth orës 12:30 në Polici se një pacient ka ikur nga Enti Special në Shtime.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se drejtori i kësaj qendre e kishte liruar pacientin për pak kohë, por që i njëjti nuk është kthyer më.
Punëtori i Qendrës, ka deklaruar se rreth kohës së drekës, ka vërejtur se pacienti nuk është prezent.
Sipas burimeve, pacienti (emër i njohur për redaksinë), ikë shpesh nga kjo qendër dhe është me rrezikshmëri të lartë.