Një trup i pajetë është gjetur dje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Detaje për rastin ka dhënë policia përmes raportit 24-orësh, teksa theksohet se trupi i të ndjerit është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Rr. Eqrem Çabej , Prishtinë, 10.07.2020-15:25. Raportohet se mbrapa Institutit Albanologjik është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta Sinjali/