image Një person i rrahë policët në Fushë-Kosovë

Siguri

Një person i rrahë policët në Fushë-Kosovë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i arrestuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së punës së tyre, mbrëmë rreth orës 22:30 në Fushë-Kosovë.

Ai fillimisht i kishte penguar policët që ta kryenin punën e tyre, e më pas kishte filluar t’i sulmonte fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore njërit prej tyre.

Për shkak të këtyre lëndimeve, zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

Këto burime i kanë thënë Sinjalit se i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/