Policia e Kosovës para pak minutash ka intervenuar në lagjen Dardania, në një incident që dyshohet të ketë ndodhur në atë pjesë, ku ka mbetur i lënduar një person, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Gazetës Sinjali, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas sinjalizuesit një person ka pësuar lëndime, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Në pamjet e dërguara shihet se Policia dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marre viktimën, i cili është dërguar me pas në spital për trajtim.
Lidhur me rastin Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, ku të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do të ju mbaj të informuar.