Një person është arrestuar të martën rreth orës 03:00 në rrugën “Ismet Hoti” në Prishtinë, pasi që i njëjti ka tentuar ta rrëmbejë ngë grua.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se i dyshuari ishte qenë nën ndikim të alkoolit, raporton Gazeta Sinjali.
Në vendin e ngjarjes, i dyshuari kishte hedhur një thikë dhe 0.2 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.