image Një person gjendet pa shenja jete në mes të rrugës në Prishtinë

Siguri

Një person gjendet pa shenja jete në mes të rrugës në Prishtinë

news image

Dje rreth orës 16:24 në rrugën “Tirana” në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete.

Sipas Policisë, burri është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje.

Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.

/GazetaSinjali/