image Një person akuzon Drejtoreshën e Arsimit në Lipjan për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arsim

Një person akuzon Drejtoreshën e Arsimit në Lipjan për keqpërdorim të pozitës zyrtare

news image

Në rrugën “Shqipëria” në Lipjan, një person ka deklaruar se në konkursin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kuvendin Komunal të Lipjanit i ka kaluar me sukses testimet, mirëpo nuk i është publikuar emri fare në listën e të pranuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima ka raportuar në polici se në atë listë janë publikuar emra të cilët nuk kanë aplikuar fare në konkurs.

Sipas pretendimeve të viktimës personi përgjegjës për manipulimin e listave është Drejtoresha e DKA-së të Kuvendit Komunal të Lipjanit.

Gazeta Sinjali mëson se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është inicuar hetimi.

/Gazeta Sinjali/