Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor si pasojë e goditjes nga vetura, shkruan Gazeta Sinjali.
Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia rajonale e trafikut.
Borovci bëri të ditur se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidentit.