image Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

Sinjalizime

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë

news image

Një këmbësor është lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë para pak minutave në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali një fotografi nga vendi i ngjarjes.

Në këtë fotografi shihen se qytetarët janë afruar për t’i ofruar ndihmë të lënduarit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar policinë për këtë rast, por deri në momentin e publikimit të artikullit, nga zyra e mediave i kanë thënë Sinjali se nuk kanë informacione./Gazeta Sinjali/