Një i mitur është arrestuar në fshatin Buzez të Dragashit, pasi që i njëjti e kishte therur me thikë një person, transmeton Gazeta Sinjali.
Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe është ndalur për trajtim mjekësor.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Buzez, Dragash 01.10.2020 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur, mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte therur me thikë viktimën, mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku është ndalur për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/