Një grua nga fshati Jashanicë e Klinës ka ndërruar jetë dje, shkruan Gazeta Sinjali.
E ndjera ka ndërruar jetë derisa ishte në trajtim mjekësor në QKUK, sipas raportit mjekësor si pasojë e komplikimeve në zemër.
Këtë rast Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.