image "Një fund të tillë nuk do të mund ta imagjinonte askush", fjalët prekëse e shokut të kolonelit që dyshohet se vrau veten

Kosovë

“Një fund të tillë nuk do të mund ta imagjinonte askush”, fjalët prekëse e shokut të kolonelit që dyshohet se vrau veten

news image

Gazeta Sinjali raportoi eksluzivisht se sot rreth orës 16:00, 47-vjeçari, Gyrner Murati, kolonel i Forcave të Sigurës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në parkun e Dragodanit (Arbëria) në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast tragjik që ka prekur të gjithë, shoku i Muratit, Ilir Sefaj ka bërë një dedikim prekës për ikjen e tij nga kjo jetë.

Sefaj shkroi se një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush.

“Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë. Një burrë që ka punuar e vepruar me nder për vendin e në veçanti për ushtrinë e Kosovës, iku kaq tragjikisht. Një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush që e ka pasur fatin ta njohë këtë Burrë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Kolonel!”, shkroi Sefaj.

/Gazeta Sinjali/