image Një femre në Prishtinë i vidhet kuleta pasi nxori para në bankomat, Policia e kap të dyshuarin

Kosovë

Arrestim/ Një femre në Prishtinë i vidhet kuleta pasi nxori para në bankomat, Policia e kap të dyshuarin

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë pasi është raportuar se ia kishe vjedhë një femrë kuletën nga dora, pak pasi ajo kishte marrë një shumë parash nga bankomati.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas informatave të marra nga viktima, kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin.

“Pas pranimit të informacioneve për kryerjen e një grabitje, Policia e Kosovës ka dalur në vendngjarje ku ka kontaktuar me ankuesen (femër) e cila deklaron se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i dyshuar i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes”.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndermarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikoj dhe ndaloj personin e dyshuar F.B mashkull/kosovar i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndaj të arrestuarit, me urdhër të prokurorit është inicuar procedurë e rregullt. /Gazeta Sinjali/