image Një femër vdes pasi bie nga ballkoni në Prizren

Kosovë

Policia/ Një femër vdes pasi bie nga ballkoni në Prizren

news image

Një femër ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë dje në Prizren.

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi rreth orës 17:00, ajo është dërguar në spitalin e Prizrenit, ku edhe ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti është kumtuar nga Policia në raportin 24-orësh, dhe po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Gazeta Sinjali/