Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka rrahur prindërit e tij, mbrëmë në Rahovec, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin në polici e kanë raportuar vetë prindërit e të dyshuarit, ku më pas janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit djali i tyre është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe është në procedurë hetimore./GazetaSinjali/