image Një çift nga Shkodra tenton të grabisë një argjendari, pamje duke u përleshur me shitësin

Shqipëri

Një çift nga Shkodra tenton të grabisë një argjendari, pamje duke u përleshur me shitësin

news image

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka marrë vendim që t’i lë në burg çiftin që tentuan të grabisin një argjendari në qytetin e Shkodrës.

Më 27 janar, të dy personat kanë hyrë në dyqan të paarmatosur dhe i kanë hedhur pronarit sprej paralizues, duke tentuar ta neutralizonin e më pas kanë tentuar të vjedhin.

Pronari ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka bllokuar dyert, raporton TCh.

Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.

/GazetaSinjali/