Në fshatin Kllabukarë të Novobërdës, dje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në ILM për autopsi.
Ndërkaq, policia rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”./GazetaSinjali/