Një burrë dhe një grua janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, nën dyshimin se janë marrë me prostitucion.
Policia bën të ditur se të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 14:00 për veprën penale “Marrje me prostitucion”, transmeton Gazeta Sinjali.
Raportohet se me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/