Një person i moshës 66-vjeçare me inicialet G.GJ (emër i njohur për redaksinë), i ka ngacmuar seksualisht gjatë ditës së sotme dy të mitura në qytetin e Fushë Kosovës.
Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime të sigurta se 66-vjeçari rreth orës 16:30, i ka ofruar para dy të miturave të moshës 12 dhe 14-vjeçare të komunitetit rom që të shkonin në një motel për të kryer marrëdhënie seksuale.
Burimet e Gazetës gjithashtu kanë treguar që i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/