Një 20-vjeçarit me inicialet A.Sh., i është sekuestruar një armë e gjatë AK 47 dhe 14 fishek dje në shtëpinë e tij në fshatin Kqiq të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arma dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e hetimeve, derisa të dyshuarit i është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./GazetaSinjali/