image Niveli i Batllavës ngritet për 2.5 metra, por disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Sociale

Niveli i Batllavës ngritet për 2.5 metra, por disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

news image

Lagjet “Mati 1” dhe “Qendra” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm tash e disa orë, raporton Gazeta Sinjali.

Banorë të këtyre lagjeve kanë shkruar në adresë të Gazetës Sinjali dhe kanë thënë se furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë nga ora 22:00.

Ata thonë se për këtë ndërprerje nuk janë njoftuar fare nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Gjatë ditë së sotme ujësjellësi ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit vetëm në “Hajvali”, “Çagllavicë” dhe lagjen “Veternik”.

Kujtojmë që nga reshjet e ditëve të fundit, niveli i Liqenit të Batllavës është ngritur për 2.5 metra./Gazeta Sinjali/