image Nis plazhi në këtë vend të Shqipërisë, vijnë edhe turistë të huaj

Shqipëri

Nis plazhi në këtë vend të Shqipërisë, vijnë edhe turistë të huaj

news image

Nis plazhi në Vlorë. Bregdeti i jugut këtë të shtunë ka pritur turistët të shumtë nga Sllovakia dhe Letonia të cilët shprehen të mahnitur me natyrën dhe detin në Vlorë.

Moti i ngrohtë ka ndikuar që plazhi të nisë para hapjes së sezonit zyrtar.

“Po më pëlqen shumë deti këtu, është këndshëm, shumë bukur.”

“Deti këtu është i mrekullueshëm dhe po e shijojmë vërtetë.”

“Jemi nga Sllovakia ne vijmë këtu për herë të parë dhe na pëlqen shumë natyra.”

Edhe pushuesit vendas nuk kanë munguar. Ata shprehen se tashmë e kanë nisur sezonin e plazhit.

Operatorët turistikë presin një rritje të fortë të numrit të turistëve për këtë sezon. Ndërsa rreth 80 % e strukturave akomoduese janë rezervuar paraprakisht.

/GazetaSinjali/