image Ngritet aktakuzë ndaj pronarit të lokalit në Prizren qe fshehu 10 kg drogë në bunker

Drejtësi

Ngritet aktakuzë ndaj pronarit të lokalit në Prizren qe fshehu 10 kg drogë në bunker

news image

Në fund të janarit të këtij viti Sevki Kayserli ra në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që në lokalin e tij u gjetën rreth 10 kilogram drogë.

Kurse, tani ndaj tij është ngritur aktakuzë në lidhje me këtë rast, raporton Gazeta Sinjali.

Për çfarë akuzohet dhe si u kap ai?

Në aktakuzën ndaj tij, tregohet se më 21 janar të këtij viti, Kayserli i cili ishte duke vozitur një veturë “Citroën C3” ishte ndaluar nga Policia e Kosovës, e ku tek ulësja e pasagjerit i ishte gjetur substanca narkotike, e llojit marihuanë, prej 1152.82 gramëve.

Ndërsa, pas kontrollit në lokalin e tij i cili gjendej në Prizren, në një bunker brenda lokalit policia arriti të gjejë edhe 9 qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë 8.883.38 gram.

Po ashtu, pas kontrollit tek shtëpia e tij në Prizren, policia arrijnë të gjejnë dhe sekuestrojnë, dy lule me substancë narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.88 gram.

Sevki Kayserli dyshohet se me këto veprime ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/