image Ngriten 65 aktakuza ndaj 96 personave

Drejtësi

Ngriten 65 aktakuza ndaj 96 personave

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria e Shtetit ka ngritur 65 aktakuza kundër 96 personave për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa me urdhër të prokurorit janë ndaluar 16 persona.

Gjithashtu janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër tridhjetekatër personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta.

Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për dy (2) persona, të cilët janë gjetur pa shenja jete, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar pesë (5) persona për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjithsej katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale./Gazeta Sinjali/