image Policia arreston dy persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale

Siguri

Policia arreston dy persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale

news image

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë personat që ishin duke i kërkuar për shkak të veprave të tyre penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Një arrestim është kryer në Pikën Kufitare në Vermicë i cili në bazë të urdhëresës së Gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkulli dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa një rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Çamëria” në Vushtrri dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull i cili është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës.

/Gazeta Sinjali/