image Kapen 57 kg bimë narkotike në Kurbin të Lezhës - Sinjali

Kapen 57 kg bimë narkotike në Kurbin të Lezhës

news image

Një 29-vjeçar nga Lezha ka rënë në prangat e policisë, pasi kultivonte bimë narkotike në ambientet e hapura dhe të mbyllura të shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Në shtëpinë e 29-vjeçarit u gjetën 57 kg bimë narkotike, të grira e të vendosura në proces tharjeje si edhe 100 bimë të tjera narkotike të kultivuara jashtë shtëpisë së autorit.

Autori është identifikuar me inicialet Y. T., 29 vjeç, banues në lagjen “Drita”, Mamurras. 29-vjeçari akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar brenda banesës së 29-vjeçarit që e kishte përshtatur si magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 57 kg bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të grira e të vendosura në proces tharjeje. Në vijim të kontrollit u sekuestruan edhe 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit Y. T.”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: