image Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se dhunoi një femër

Siguri

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet se dhunoi një femër

news image

Një person është arrestuar dje pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”, njofton Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Lagjen 29 të Fushë-Kosovës.

 “Në lidhje me rastin pas hetimeve të zhvilluara me 03.08.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkohë, policia bënë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/