image Policia i shkon me mëngjes në shtëpi 19-vjeçarit që bashkëjetoi me një të mitur, e arrestojnë

Siguri

Policia i shkon me mëngjes në shtëpi 19-vjeçarit që bashkëjetoi me një të mitur, e arrestojnë

news image

Sot në orët e para të mëngjesit është arrestuar një person me inicialet B.T., 19-vjeçar në shtëpinë e tij në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeçare”, me burgim prej tri viteve.

Ndërkohë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit./GazetaSinjali/