image Ngrica në rrugën Fushë Kosovë - Prishtinë (VIDEO)

Siguri

Ngrica në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë (VIDEO)

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës.

Vendi është mbuluar nga bora, ndërkohë që gjendja e rrugëve nuk është aq e mirë.

Një sinjalizues i Sinjalit ka dërguar pamje nga rruga Fushë Kosovë – Prishtinë, për të cilën thotë se është “full” me ngrica.

Edhe një sinjalizues tjetër tha për Sinjalin se rruga nga Fushë Kosova për në Prishtinë sot ka qenë vështirë e qarkullueshme.

/GazetaSinjali/