image Ngjarje e tmerrshme në Lipjan: Dhunoi të miturën në një motel pastaj e dërgoi në shtëpi, detaje nga rasti

Drejtësi

Ngjarje e tmerrshme në Lipjan: Dhunoi të miturën në një motel pastaj e dërgoi në shtëpi, detaje nga rasti

news image

Rastet e dhunimeve në vendin tonë po shtohen dukshëm dita ditës, duke rritur kështu pasigurinë për femrat. Përveç që ngjarje të tilla në shumë raste nuk raportohen, ndaj personave që dyshohen për këtë vepër penale nuk po merren masat e duhura preventive, shkruan Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur para tri ditësh, në një motel në Lipjan, ku i dyshuari SH.B., 28 vjeçar e kishte dhunuar një 16 vjeçare. Për këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Si ndodhi kjo ngjarje trishtuese?

I dyshuari SH.B., fillimisht me viktimën kishte qëndruar në një lokal, por në momentin kur e mitura kishte dashur të shkojë në shtëpi, ai i kishte bërtitur dhe me forcë e kishte dërguar në një motel (emër i njohur për redaksinë), ku e kishte dhunuar dhe më pas e ka kthyer në shtëpi.

Në arsyetimin e Prokurorisë për paraburgim thuhet po ashtu se i dyshuari e ka ditur moshën e viktimës, me të cilën kanë qenë në lidhje dashurie, por kur e mitura e ka kuptuar se i dyshuari është i martuar, viktima kishte tentuar të largohej por nuk arriti.

Dyshimi i bazuar se SH.B. ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, sipas prokurorisë, është vërtetuar edhe nga deklarata e të miturës në IML gjatë ekzaminimit gjinekologjik.

28 vjeçari qe dy ditë gjendet në ndalim policor.

I njëjti është recidivist i kryerjes edhe të veprave të tjera penale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/