Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka dalë në një konferencë për media pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Fushë-Kosovë.
Ajo çfarë dihet deri më tani është se i dyshuari është i moshës rreth 40 vjeç ndërsa viktima 72 vjeçar.
“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relavante, Forenzika dhe Mjëkësia Ligjore”, tha zëdhënësi i PK-së, transmeton Gazeta Sinjali.
I pyetur nga gazetarët nëse dihen motivet e ngjarjes tragjike, Hoxha tha se është heret të dihet ndonjë informacion për motivet, përderisa shtoi se krimi ka ndodhur në një shtëpi private.
“Dyshohet se krimi i rëndë, është kryer në një shtëpi private”, përfundoi Hoxha. /Gazeta Sinjali/