image Ngjarja e rëndë në Skenderaj ku humbi jetën tragjkisht një punëtor - Policia jep detaje

Siguri

Ngjarja e rëndë në Skenderaj ku humbi jetën tragjkisht një punëtor – Policia jep detaje

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një vendpunishte në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur viktima i takon moshës madhore.

“Bazuar në  informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një  vendpunishte  në fshatin Qirez të Skenderajt, në  rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/