image E rëndë: Humb jetën një punëtor te një gurthyes në Skenderaj, dyshohet se e zuri ekskavatori

Siguri

E rëndë: Humb jetën një punëtor te një gurthyes në Skenderaj, dyshohet se e zuri ekskavatori

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë te një gurthyes në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë përkatëse të Policisë.

Sinjali ka kontaktuar Policinë Rajonale në Mitrovicë dhe është në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Gazeta Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/