Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Vushtrri.
Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar “sulm seksual”.