Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar një person me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, shkruan Gazeta Sinjali.
E.H., dyshohet se dje ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë.
Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka njoftuar se do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.