image Nga transferimet e mundshme të Lenglet e Romeut deri te shitjet, Laporta jep detaje për objektivat e merkatos

Futboll

Nga transferimet e mundshme të Lenglet e Romeut deri te shitjet, Laporta jep detaje për objektivat e merkatos

news image

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur për transferimet e mundshme në këtë merkato verore si dhe lojtarët të cilët janë ofertuar jashtë klubit.

Laporta ka konfirmuar se klubi blaugranas është duke punuar në nënshkrimet e Clement Lenglet të Spurs dhe të Oriol Romeut nga Girona.

“Nënshkrimi i radhës i Oriol Romeu? Ky lloj opsioni tani po punohet nga fusha teknike”, tha për La Vanguardia, përcjell Sinjali Sport.

Ndërsa kur u pyet për Lenglet, ai shtoi: “Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje për Lenglet me Tottenhamin”, shtoi ai.

Ndër të tjerash, Laporta nuk ka përjashtuar largimin e mesfushorit Franck Kessie, duke thënë se do ta respektojnë vendimin e tij, teksa ka shprehur dëshirën që Ansu Fati të qëndrojë në klub, porse duhet ta fitojë besimin e trajnerit për të pasur minutazhë më të madhe.

“E ardhmja e Kessié? Nuk e dimë zyrtarisht. Nëse ai dëshiron të largohet, ne do ta respektojmë – por ai mund të jetë shumë i dobishëm për Barçën”, tha ai.

“Ansu Fati? Le të vazhdojë këtu. Ai duhet të fitojë besimin e Xavi, por Ansu mund ta bëjë këtë me talentin e tij”.

Për fund, presidenti blaugranas ka konfirmuar se klubi ka marrë oferta për shumë futbollistë të tyre, por ka insistuar se ata nuk do t’i shesin yjet e skuadrës.

“Kemi marrë oferta për Christensen, për Gavi, për Pedri, për Araújo, për Ter Stegen, për Ansu, për Raphinha, për Balde…Por ne nuk jemi një klub shitës. Nuk kemi ndërmend të shesim yjet tanë”, ka përfunduar ai.

/GazetaSinjaliSport/