image Nga Spitali i Pejës flasin për vdekjen e dyshimtë të një gruaje: Operacioni i saj kishte shkuar mirë

Siguri

Nga Spitali i Pejës flasin për vdekjen e dyshimtë të një gruaje: Operacioni i saj kishte shkuar mirë

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se një grua ka ndërruar jetë dje rreth orës 11:15 në Spitalin e Pejës, tre ditë pasi që i ishte nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Për këtë rast, policia ka hapur rast dhe prokuroria ka hapur hetimet.

Nga Spitali i Pejës për Gazetën Sinjali thanë se operacioni nga holocista (gurët në idhëz) ka shkuar mirë dhe pa komplikime.

Mirëpo, gjendja e pacientes ishte përkeqësuar derisa ajo ishte duke dalë nga reparti, pasi që ishte liruar për në shtëpi.

Në përgjigjen e spitalit thuhet se ajo ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor, i cili ka provuar ta ranimojë.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë me keqardhje konfirmon se dje ka ndodhur një rast i vdekjes për të cilin keni parashtruar pyetje. Lidhur me rastin e djeshëm të vdekjes, mund të ju njoftojmë se pacientja është operuar nga holocista (gurët në tëmth/idhëz) dhe trajtimi pas operativ ka shkuar mirë e pa komplikime. Me rastin e lirimit, duke dalë nga reparti, situata i është përkeqësuar. Personeli mjekësor ka provuar ta ranimojë, por me gjithë përpjekjet fatkeqësisht pa sukses dhe pacientja ka vdekur. Personeli mjekësor ka njoftuar policinë që së bashku me prokurorinë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe tashmë janë këto organe që përcaktojnë arsyet e vdekjes”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Trupi i pajetë i pacientes është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/