Duke filluar nga sot, 15 nëntor, deri më 15 mars, të gjithë shoferët pjesëmarrës në trafik obligohen që të kenë pajisjet dimërore në automjetet e tyre.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka apeluar që nga kjo datë të mos dilet në komunikacion pa pajisje dimërore.
“Policia e Kosovës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik (drejtuesit e automjeteve) që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./GazetaSinjali/