image Nga një muaj arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për dëmtim të pasurisë

Drejtësi

Nga një muaj arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për dëmtim të pasurisë

news image

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën nga një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurve V. H., A. H. dhe A. H., pasi kanë kryer veprën penale “lëndim i rënd trupor” dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Më datë 27.11.2020 rreth orës 15:00, në Carrallugë të Malishevës, të pandehurit me dashje dhe me mjete të rrezikshme i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarve A. G. dhe Z. G. që të dy nga Balinca e Malishevës.

Tutje thuhet se të pandehurit, pasi i rrahin të dëmtuarit, ua dëmtojnë kamionçinën e tyre duke ia thyer xhamat me mjete të forta.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve, si masë më e arsyeshme në këtë fazë të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/