image Dyshohet se dhunoi seksualisht dy vajzat e tij, kërkohet paraburgim për 31-vjeçarin nga Gjakova - Sinjali

Dyshohet se dhunoi seksualisht dy vajzat e tij, kërkohet paraburgim për 31-vjeçarin nga Gjakova

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për arrestimin e 31-vjeçarit me inicialet F.K., i cili dyshohet se ka dhunuar dhe sulmuar seksualisht dy vajzat e tij të moshës 14 dhe 15 vjeç.

Sot, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga gjykata e këtij rajoni që të njëjtit t’ia caktojë masën e paraburgimit.

“Prokuroria njofton se, në muajin korrik 2021, në dy raste të ndara, i pandehuri F.K., e detyron të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, vajzën e tij, të dëmtuarën e mitur, E.K.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Me këto veprime, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim në vazhdimësi”.

Ndërkaq, në muajin shtator 2020, Prokuroria bën të ditur se 31-vjeçari me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, tenton me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën e tij, A.K.

Kësisoj, ai dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Sulm seksual”.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet tutje në njoftim.

31-vjeçari që nga dje ndodhet në ndalim policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin